Bangladesh: Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një përplasje mes një treni dhe një autobusi

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistik u përplas me një tren me shpejtësi në juglindje të Bangladeshit, njoftuan sot zyrtarët.

Zyrtari hekurudhor Ansar Ali tha se 11 nga 14 pasagjerët në minibus vdiqën në vend kur treni goditi autobusin në një vendkalim  pranë stacionit Borotakia në Mirsharaj, rrethi Çatogram, rreth 150 km në juglindje të kryeqytetit Daka.

Treni e tërhoqi zvarrë autobusin për më shumë se gjysmë kilometër para se të ndalonte, tha Ali, duke shtuar se autobusi iu afrua binareve pavarësisht një sinjali dore nga roja e kalimit.

Aksidenti ndodhi kur treni që udhëtonte nga Daka në Çatogram ishte gati të hynte në stacionin Borotaki, tha ai.

Tre pasagjerë të plagosur rëndë u dërguan me urgjencë në spital, deklaroi Minhazur Rahman, një përfaqësues i qeverisë lokale.

Udhëtarëtt, sipas të mbijetuarve, ishin rrugës për në Ujëvarat Kajaçara, një atraksion turistik lokal në Çatogram, në rajonin fqinj Hatazari.