Ballkani Perëndimor dhe çështjet e sigurisë në një kontekst më të gjerë kanë qenë temë e takimit jozyrtar të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni
Shkup, 22 mëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot do të jenë nikoqirë të takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni. Stoltenberg, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, në fjalimin e djeshëm në Kuvend tha se pikërisht ky takim pasqyron rëndësinë që ata i kushtojnë Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s.
Stoltenberg, dje në një konferencë për media me kryeministrin Kovaçevski, tha se mbajtja e takimit rajonal në Shkup është një njohje e rëndësisë së rolit që luan Maqedonia e Veriut në këtë Aleancë dhe tregon, siç tha ai, se sa e vlerësojmë faktin që ju jeni një anëtar me të drejtë të plotë.
Ai informoi se në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s që do të mbahet në Shkup, do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet e sigurisë në një kontekst më të gjerë, siç është agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës dhe aktivitetet në rajon. Stoltenberg thekson se Ballkani Perëndimor është thelbësor për sigurinë në Evropë.
Sipas Stoltenbergut, Maqedonia e Veriut është dëshmi se me punë të përkushtuar, reforma dhe përkushtim ndaj vlerave dhe idealeve të komunitetit transatlantik si liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, progresi është gjithmonë i mundur.
Ai thekson se anëtarësimi në BE do të forcojë më tej demokracinë, sundimin e ligjit dhe drejtësinë sociale dhe do të rrisë mundësitë për të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë.
Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut dënoi menjëherë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe ofroi ndihmë të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën.
Ai theksoi se siguria e Ballkanit Perëndimor është thelbësore për NATO-n dhe, siç tha ai, këtu ka arsye për shqetësim.
Kryeministri Kovaçevski, nga ana e tij, theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, vazhdon të investojë në forcimin e kapaciteteve për ruajtjen dhe forcimin e statusit të aleatit të besuar në Aleancë.

