Ballkani luan sot ndeshjen e kthimit ndaj La Fiorita – përballje sa për protokoll

Ballkani luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Conference League.

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani do të pres sot skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

Lojtarët e Ilir Dajës futen në këtë takim me një avantazh solid të krijuar në ndeshjen e parë, kur fitonin 0:4.

Suharekasit nuk pritet të kenë telashe në ndeshjen e sotme ku do të marrin biletën për raundin e ardhshëm.

Ndeshja mes Ballkanit dhe La Fiorita luhet me fillim nga ora 20:00.