“Ballkani i hapur”, punëtorët do të mbahen përmes iniciativës
Shkup, 20 prill – Nëse më parë kishim ikje të punëtorëve të kualifikuar, tani kemi një ike të të gjitha llojeve të punëtorëve, ndaj duhet të veprojmë në mënyrë strukturore dhe të shpejtë, thonë përfaqësuesit nga tre vendet e nismës “Ballkani i hapur”.
Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria janë të bindura se mund të reagojnë së bashku, edhe pse secili vend po lufton me të metat e veta.
“Analiza jonë identifikon saktësisht se cilat janë boshllëqet e suficitit dhe deficitit në tregun e punës. Rezultatet tregojnë se kemi një gjendje jashtëzakonisht të polarizuar të boshllëqeve drastike të suficitit ku oferta e punëtorëve është jashtëzakonisht më e madhe se kërkesa.”, – deklaroi Bllagica Petreski nga “Finance think”.
Serbia tashmë po importon punëtorë nga vendet e huaja, sepse po përballet me mungesë serioze të stafit. Në tre vitet e fundit janë dhënë rreth dhjetë leje pune.
“Ka një import të punëtorëve nga vende si Kuba, Taxhikistani, Bangladeshi dhe India në sektorët e turizmit dhe kopshtarisë, por edhe IT teknologjisë.”, – theksoi Mihajllo Gajiç nga Serbia.
Shqipëria po lufton me pagat e ulëta, thotë zëvendësministri i Financave i Shqipërisë, pasi siç thotë ai, Shqipëria ka fuqinë punëtore më të dobët në rajon dhe ndaj duhet të synojë ndryshime.
“Për një kohë të gjatë ne kemi parë që punëtorët tanë më të talentuar dhe më produktivë po ikin në Perëndim, për shkak të standardeve të larta që ato vende ofrojnë. Ne mendojmë se e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë problem është duke rritur produktivitetin dhe duke ndryshuar llojin e biznesit t’i mbajmë punëtorët në vend.”, – u shpreh zëvendësministri i financave i Shqipërisë, Endrit Juzeiraj.
Edhe pse secili vend është me telashet e veta, problem i përbashkët është mungesa e punëtorëve dhe për këtë shkak tre vendet fqinje duhet të punojnë në më shumë fronte për t’i mbajtur njerëzit brenda vendit të tyre, thotë zëvendëskryeministri, Mariçiq.

