Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, shpresojmë të jetë edhe RMV-ja
Shkup, 11 korrik – Koordinuesi i grupit të deputetëve të Partisë socialiste shqiptare në pushtet dhe sekretar i përgjithshëm i partisë, Taulant Balla deklaroi se Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë “ndërkaq shpreson edhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të mbahet javën e ardhshme 19-20 korrik, që është lajm i mirë”.
Balla merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar Symi që po mbahet në Athinë ndërkaq foli edhe në panelin “Implikime nga lufta në Ukrainë – Strategjia për avancim të anëtarësimit në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të vendeve të tjera nga rajoni.
“Por, të mos harrojmë se fillimi i negociatave për anëtarësim me edhe dy vende të rajonit nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeopolitike pas agresionit të paarsyeshëm dhe të paprovokuar rus ndaj Ukrainës”, tha Balla.
Në fjalimin e tij, sipas agjencisë Ballkan ueb, Balla theksoi se Procesi i Berlinit tashmë tetë vite është instrument i vërtetë për normalizim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve nga Ballkani Perëndimor ndërsa Ballkani i Hapur është instrument i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.
Sipas Ballës, mosmiratimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e BE-së është “edhe një turp për kredibilitetin e BE-së”.

