Bali Muharremaj bën bashkë Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin

Në ditën e sotme (e mërkurë) është bërë përururimi i Shtëpisë së Kulturës “Afërdita” në Mushtisht të Suharekës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.
Në këtë ceremoni Muharremaj ka ftuar yjet e Mushtishtit, Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin e Remzie Osmanin.

Njëherësh ka bërë bashkë Shkurten dhe Shyhreten, duke qenë se nuk flasin me njëra-tjetrën që shumë vite.
Ato kanë pasur një krisje para shumë kohe dhe se tani nuk kanë më raporte fare, duke vazhduar secila me angazhimet e tyre në muzikë.

“Përurimi i Shtëpisë së Kulturës “Afërdita” Mushtisht…”, ka shkruar Muharremaj në videon e ndarë.
Ky eveniment vlen të ceket se shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin e Mushtishtit, duke ofruar një hapësirë të re për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.