Bajrami: Ne siguruam dialog, ndërsa LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe forcë
Shkup, 4 mars – Deputeti u Lëvizjes Besa, Basri Bajrami, lidhur me shkarkimin e djeshëm të Fadil Zendelit nga Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime sot deklaroi se nuk do të lejojnë, siç tha, precedentët e shumicë aktuale LSDM-BDI të kalojnë në heshtje dhe nga nesër paralajmëroi aktivitet përforcues të Besës me tl gjitha format e disponueshme demokratike dhe politike të veprimit.
“Jemi dëshmitarë se tre ditët e fundit në Kuvend është zhvilluar një debat në të cilin argumentet dhe procedurat u mbivotuan nga shumica e Parlamentit edhe krahas kësaj ne si deputetë të Lëvizjes Besa ishim shumë konstruktivë dhe të hapur për dialog. Duke se shumica aktuale e kuptoi këtë si dobësi dhe me çdo kusht e shkarkoi deputetin Fadil Zendelin nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime”, tha Bajrami sot në konferencë për shtyp.
Ai theksoi se të gjitha projektet, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve, por janë me interes të ngushtë midis koalicionit në pushtet, do të marrin përgjigje të vërtetë përmes instrumenteve kuvendore.
“Ne siguruam dialog derisa shumica LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe forcë, prandaj që nesër do të përballen me përkushtim maksimal të Lëvizjes Besa, me të gjitha format juridike demokratike të cilat na i mundëson rregullorja e Kuvendit dhe veprimi politik”, theksoi Bajrami.
Ai shtoi se sot shtrohet pyetja çfarë përgatit pushteti aktual, i cili, siç theksoi, “me çdo kusht kërkon të ketë shumicë në Komision dhe nëse po përpiqet t’i partizojë institucionet publike me emërime në Kuvend”. “Cilat janë propozimet partiake për Gjykatën Kushtetuese, që duan t’i kalojnë në një derë të vogël deri te Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime”, pyeti Bajrami.

