Bajraktari: Kemi vendosë baza të shëndosha për realizimin e projekteve të mëdha 

Omer Bajraktari ka përmbledhur rezultatet e arritura me rastin e 100-të ditëve të ardhjes së tij si kryetar i Komunës së Ulqinit dhe punën e administratës lokale në përbërjen e re.

Kryetari Bajraktari, duke analizuar punën e tij në periudhën e kaluar, u tha gazetarëve se qeverisja e re komunale ka arritur të vendosë baza të shëndosha për realizimin e projekteve të mëdha dhe se në të ardhmen preten shumë gjëra të bukura dhe të dobishme për përmirësimin e cilësisë së jetësës të qytetarëve.

“Me riorganizimin e Komunës kemi formuam sekretariatet e reja – Sekretariatin për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji, Sekretariatin për kulturë, sport, rininë dhe veprimtari shoqerore dhe Sekretariatin për Investime, që kanë buxhetet e tyre, duke shfuqizuar njëkohësisht sekretariatet e panevojshme dhe jofunksionale.

Për një kohë të shkurtër është shënuar progres i dukshëm në Sekretariatin për buxhet dhe financa, i cili ka arritur që realizimin e buxhetit ta bëjë më të lartë për 1.500.000 euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Komuna e Ulqinit arriti të zhbllokojë projektin e furnizimit të ujëra të zeza me Bankën Gjermane per Zhvillim – KFW. Vlera e fazës së parë të së cilës është rreth 20 milionë euro, kemi nisur iniciativën për zgjidhjen e problemit që ka pllakosur qytetin për vite dhe po e shemton Qytetin e Vjetër të Ulqinit, tha Bajraktari.

Ai posaçërisht theksoi bashkëpunimin shumë të mirë të Komunës së Ulqinit me Qeverinë e Malit të Zi, dhe dëshirën e përbashkët që Ulqini realisht të bëhet një nga qytetet më të zhvilluara në Mal të Zi.

Ai njoftoi fillimin e ndërtimit të hotelit të parë të madh me pesë yje në Plazhin e Madh fillimin e ndërtimit të një hoteli të ri në ish-lokacionin e Hotel Galeb, po ashtu asfaltimin e bulevardit Teuta që të çon në Plazhin e Madh. Rregullimin e Skelës së Madhe, investitorët e tokës në Mavrijan dhe ish-hotel Jadrani në Kepin e Sukës dhe lokacione të tjera të rëndësishme.