Bajdeni dhe Sholci biseduan për aksionet e ardhshme në Ukrainë
Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe kancelari gjerman Olaf Sholci sot biseduan për aktivitetet e mëtejshme lidhur me agresionin rus në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë, transmeton DPA.
Bajdeni dje paralajmëroi se me partnerët e G7 do të bisedojë për sanksione shtesë kundër Moskës.
Qeveria gjermane fillimisht nuk dha kurrfarë informacionesh për bisedën telefonike.

