Bajden: Të gatshëm për gjithçka që bën Rusia dhe kërcënohet ta bëjë

Në paraqitjen para publikut sot nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Xho Bajden tha se Rusia kërkon arsyetim për humbjet e saj me atë që thotë se NATO-ja dhe SHBA-ja e sulmojnë Rusinë në luftë, edhe pse këtë e kryejnë forcat ushtarake të Ukrainës.

Ai tha se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk e sulmojnë Rusinë, por se i ndihmojnë Ukrainës që të mbrohet, por se “jemi të gatshëm për gjithçka që bën Rusia” dhe kërcënohet që ta bëjë.

“Shumë më shtrenjtë do të na kushtojë nëse shmangim agresionin se sa nëse ndërpresim me dërgesën e armës”, deklaroi Bajdeni. Tha se qëndron në vendimin e tij që të mos dërgojë ushtarë amerikanë në Ukrainë por se ndihma ushtarake për Ukrainën vazhdon.

“Derisa sulmet dhe krimet vazhdojnë ne do t’i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet nga agresioni rus.

Siç ishte njoftuar edhe më parë, Shtëpia e Bardhë dërgoi kërkesë te Kongresi për edhe 33 miliardë ndihmë shtesë për Ukrainën.