Bajden: Recesioni në SHBA nuk është i pashmangshëm dhe ka arsye për optimizëm

Recesioni në SHBA nuk është i pashmangshëm dhe ka arsye për optimizëm, theksoi sot presidenti amerikan, Xho Bajden.

Ai komentoi paralajmërime të ekonomistëve për rrugën e mundshme të SHBA-së drejt recesionit.

Sipas presidentit Bajden, populli amerikan është “mjaft, mjaft depresiv” pas dy viteve të bujshme me pandeminë e Kovid-19, destabilitetin ekonomik dhe rritjen më të re të çmimeve të derivateve që e godet buxhetin e familjeve.

Siç pohoi Bajden, nevoja për shëndet mendor në SHBA është e madhe, sepse gjithçka në të cilat njerëzit konsideronin, u prish dhe shkatërrua. Por, pjesa më e madhe është pasojë e krizës me Kovid-19, konsideron presidenti.

Vlerësimi i tij është se ka arsye për optimizëm. Ai është i bindur se SHBA-ja është më mirë e pozicionuar se cili do vend në botë