Bajden do të bisedojë me Zelenskin

Presidenti amerikan Xho Bajden pasdite do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Thirrja është përcaktuar për orën 10:45 sipas kohës lokale në Uashington “të bisedojmë për mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën për shkak të agresionit rus”.

Thirrja vjen një ditë pasi Bajdeni dhe përfaqësuesit tjerë amerikan shprehen kujdes ekstrem të sinjaleve se Rusia po zvogëlon operacionet e saja ushtarake në afërsi të Kievit, duke sugjeruar të presin dhe të shohin shenja më të rëndësishme të de-përshkallëzimit para se të bëjnë vlerësimin e veprimeve të Moskës.

Bajden theksoi se ndërkohë, SHBA do të vazhdojnë të mbështesim “mbajtjen e sanksioneve të fuqishme”.