Babai vret në gjumë fëmijët e tij të mitur dhe shokun e tyre dhe më pas edhe bashkëshorten

Britania e Madhe- Një mendje njerëzore nuk e imagjinon kurrë një krim të tillë. Por ka ndodhur…

Një burrë pranoi sot se kishte vrarë partneren, dy fëmijët e tij dhe shokun e tyre të ngushtë në gjumë, por mohoi përdhunimin.

Damian Bendall, 32 vjeç, dyshohet se theri 11-vjeçaren Lacey, vëllain e saj John, 13 vjeç dhe shokun Connie Gent, 11 vjeç, në një shtëpi në Killamarsh, Derbys, Angli.

Ai akuzohet gjithashtu për përdhunimin e Lacey dhe vrasjen e partneres së tij, Terri Harris, 35 vjeç.

Bendall u paraqit sot në gjykatën e Derby Croën, ku pranoi fajësinë për vrasje.

Por ai mohoi akuzën për përdhunim të një vajze nën moshën 13-vjeçare.

Ai do të dalë në gjyq për këto vepra, të cilat dyshohet se kanë ndodhur mes 17 dhe 20 shtatorit të vitit të kaluar, më 24 nëntor.

Oficerët u futën në shtëpi në shtator pasi morën një telefonatë dhe gjetën të vdekur 4 persona.

Bendall u dërgua në spital për t’u trajtuar për “plagosje të lehta të vetë-shkaktuara” përpara se të transferohej në paraburgim.

Policia konfirmoi se kishte nisur një hetim për vrasje dhe tha se nuk po kërkonte askënd tjetër në lidhje me ngjarjen tragjike.