Azia, nyjë e bashkëpunimit dhe zhvillimit global

Presidenti kinez Xi Jinping filloi të hënën vizitën shtetërore në Vietnam. Më pas, ai do të zhvillojë vizita shtetërore në Malajzi dhe Kamboxhia. Këto tre vende fqinje miqësore në Azinë Juglindore, do të jenë destinacionet e para të vizitave jashtë vendit të Xi Jinpingut për vitin 2025, gjë që tregon rëndësi të mëdha që Kina i kushton marrëdhënieve me vendet fqinje para situatës së turbullt në arenën ndërkombëtare.
Në një artikull të botuar në gazetën vietnameze “Nhan Dan” (“Populli”) , Xi vuri në dukje se Azia është nyjë e bashkëpunimit dhe e zhvillimit global dhe ndodhet në një pikënisje të re për arritjen e rigjallërimit të gjithanshëm, duke u gjendur përballë mundësive dhe sfidave si kurrë më parë. Kina do të ruajë vazhdimësinë e qëndrueshmërinë në politikat e saj të jashtme me vendet fqinje, do të zbatojë konceptin e miqësisë, sinqeritetit, përfitimit e gjithëpërfshirjes, si edhe parimet e miqësisë dhe partneritetit me vendet fqinje, do të thellojë bashkëpunimin miqësor me vendet fqinje dhe do të nxisë së bashku me to procesin e modernizimit të Azisë.
Kina është partnerja më e madhe tregtare e Vietnamit dhe Vietnami është partneri më i madh tregtar i Kinës në ASEAN. Tregtia dypalëshe shënoi 260 miliardë dollarë në vitin 2024.
Malajzia ishte vendi i parë në ASEAN që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Në vitin 2023, të dyja vendet shpallën ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët Kinë-Malajzi.
Vitet e fundit, ndërtimi i komunitetit me të ardhme të përbashkët Kinë-Kamboxhia është futur në fazën e re të zhvillimit cilësor. Korniza e bashkëpunimit “Diamant 6-anësh” përplotësohet vazhdimisht.