Azeski: Po hyjmë në pasiguri e cila është katastrofale për biznesin

Shkup, 8 mars – Po hyjmë në pasiguri e cila është katastrofale për biznesin. Kompanitë janë në një pozitë shumë të vështirë për momentin, sepse paqartësitë e tilla janë vdekje për aktivitetet investive dhe zhvillimin e tyre, konsideron kryetari i Odës Ekonomike dhe bashkëkryetar i Forumit investues të Odës Branko Azeski.

Këtë qëndrim ai e kumtoi në Forumin e Biznesit në Kopaonik, në kuadër të panelit të 10-të të titulluar “Bashkëpunimi rajonal si parakusht për rritje të qëndrueshme”.

Azeski theksoi se para bashkimit ekonomik rajonal, ka ende shumë pyetje dhe dilema pa përgjigje për të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë.

Për të zbatuar konceptin “Ballkan i hapur”, tha Azeski, është e nevojshme që secili ta pranojë si të vetin, e jo si të imponuar.

Sa mbrapa jemi, çfarë kuptojmë me bashkëpunim rajonal, nëse statuset e ndryshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të pengojnë proceset (OBT, NATO, BE), cili është roli i vendeve në lidhje me infrastrukturën e përbashkët, lidhjen e përbashkët hekurudhore. Furnizimi i përbashkët me gaz, i cili është qëllimi përfundimtar – nëse krijimi i një bashkimi doganor, nëse do të ndërtojmë politikë të përbashkët për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nëse dikush ndërhyn në atë rrugë si biznes, janë vetëm disa nga çështjet e hapura, të cilat sipas Azeskit, rëndojnë bashkimin ekonomik rajonal.

“Nëse zhvillimeve ekonomike në botë (pandemia që solli krizën ekonomike, financiare dhe energjetike) i shtohen edhe këto çështje të hapura, për të cilat ka ende nevojë për debate, bisedime, harmonizim qëndrimesh dhe politikash mes vendeve, si dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë, rezultati i të cilave deri tani askush nuk e di përgjigjen), ne hyjmë në pasiguri katastrofale për biznesin. Kompanitë janë në një pozitë shumë të vështirë për momentin, sepse paqartësi të tilla janë vdekje për aktivitetet investive dhe zhvillimin e tyre”, tha kryetari i Odës.

Katër ditët e “Davosit ballkanik” ku do të realizohen gjithsej 33 panele me 200 panelistë dhe tetë fjalime plenare, të cilat do të debatojnë tema aktuale dhe strategjike të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe post-vizionin për normalitetit të ri, ky forum është në organizim të Aleancës së ekonomistëve të Serbisë nën udhëheqje të kryetarit të Shoqatës së ekonomistëve serb Aleksandar Vllahoviq.