Azeski në takim me gratë afariste: Duhet të gjithë t’i përveshim mëngët

Shkup, 24 mars – Të gjithë të përveshim mëngët, të bashkohemi në një aleancë të re për të mbështetur shtetin dhe për t’u përballuar me multi-krizën dhe të fokusohemi në disa prioritete: arsimin, administrimin, digjitalizimin e proceseve të ministrive në një tërësi dhe zgjidhjen e problemit me korrupsionin. Ky është konstatimi nga takimi i sotëm i kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski me gratë afariste pronare të kompanive – anëtare të Odës.

Në takim, siç kumtoi Oda, është biseduar vetëm për “gjendjen ekonomike serioze që përfiton masa të një multi-krize, për paparashikueshmërinë dhe pasigurinë që janë rezultat i ngjarjeve globale”.

“Aktivitetet të cilat do të ndërmerreshin tani mund të ndihmojnë në tejkalimin intervent të gjendjeve që çdo ditë si probleme të reja paraqiten në punën e kompanive, por vendosja strukturore e ndryshimeve në shtet do të jenë bazë për përballjen serioze dhe të drejtë me krizën në disa periudhat e ardhshme”, thekson Oda.

Në 10-të ditët e kaluara shërbimi profesionist i Odës i ka komunikuar mbi 160 kompani.

“Ata vënë në dukje pasigurinë e madhe dhe problemet e rritjes drastike të çmimeve të materialeve të ndërtimit në nivel global që ndryshojnë çdo ditë, gjë që vë në pikëpyetje lidhjen dhe zbatimin e kontratave të furnizimeve publike, vë në dukje problemin e energjisë dhe procedurat komplekse të investimit në fotovoltaikë. Për shkak të lëshimeve teknike që nuk varen nga kompanitë në realizimin e detyrimeve, kambialet e kompanive që aplikuan për mbështetje financiare janë aktivizuar në kuadër të Thirrjes Publike për mbështetje financiare për forcimin e konkurrencës së subjekteve afariste gjatë dhe pas periudhës KOVID-19 të publikuar nga Ministria e Ekonomisë”, njofton Oda Ekonomike.

Kërkohet, shtohet edhe mbështetje për ngrirjen ose anulimin e kërkesave për interes sipas shembullit të krizës kovidiane, të hiqen kufizimet lidhur me certifikatat për vizitën e lirë në objektet hotelierike (PCR teste për turistë të huaj për hyrje në shtet që të stimulohet rritje në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe në më shumë sektorë të tjerë në të cilët turizmi ka efekt pozitiv të drejtpërdrejtë ose të tërthortë).

Është urgjente edhe nevoja, sipas kompanive, për korrigjimin e LMP për ditën e diel ditë jopune, zvogëlimin e presionit prej kontrolleve intensive insoektuese të cilat vende-vende e ngarkojnë edhe punën që edhe ashtu është e ndërlikuar dhe mbijetesën e kompanive.