Azeski: Mungesa e kuadrit profesional është problem numër një dhe duhet të zgjidhet

Shkup, 31 janar – Sigurimi i kuadrit profesional për biznesin është çështje numër një dhe kështu duhet të trajtohet nga të gjitha subjektet, jo vetëm nga shteti. Pa kuadër nuk ka biznes, pa biznes nuk ka vlerë të re, a pa vlerë të re nuk ka shlyerje të borxheve, as zhvillim prej 4 deri 7 për qind për çfarë ëndërrojmë, porositi sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Oda propozon. që përmes përfaqësisë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Gjermani të dërgohen të rinj të cilët do të mësojnë nga përvojat gjermane dhe pastaj, njohuritë e fituara të transferohen dhe zbatohen këtu.
Siç theksoi Azeski, Oda e para e ka ngritur zgjidhjen e problemit për mungesën e kuadrit profesional në vend dhe prej zero e ngriti numrin në 211 firma të cilat vitin e kaluar kanë lidhur marrëveshje me shkollat. Sivjet, me mbështetjen gjermane, pritet rreth 500 kompani të përfshihen në procesin e arsimit dual.
“Me mbështetjen gjermane, sivjet presim rreth 500 kompani të lidhin marrëveshje me shkollat. Është prioritet ynë kryesor sepse pandemia dhe krizat do të zhduken, por kjo është një çështje kryesore e cila duhet të zgjidhet. Nëse nuk ishin problemet që i kemi sot, me pandeminë dhe krizën energjetike-financiare, kjo çështje do të jetë dominuese. Çështja është dominuese, por tani është “fshehur” pas këtyre problemeve. Qeveria duhet ta vendosë si prioritet kryesor dhe të bëjë zhvendosjen e mjeteve nga buxheti për arsim. Ne e dimë se se kjo nuk mund të bëhet menjëherë. por të paktën të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme”, theksoi Azeski.
Qeveria, shtoi, duhet ta vlerësojë edhe atë që e bën Qeveria gjermane për ne.
Thirrja e dytë për grant që sigurohet përmes Forumit Investues të Odës dhe Bankës Zhvillimore Gjermane, pritet të shpallet në fund të shkurtit.