Aymeric Laporte në radarin e Juventus

Juventus po shqyrtojnë opsione për mbrojtjen.

Largimi i Giorgio Chiellini do të lë hapësira të mëdha në mbrojtjen e Juventus, dhe klubi ka filluar të shqyrtojë opsionet.

Një nga lojtarët që pëlqehet është mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Laporte është në listën e ngushtë dhe nga emrat që lidhet më së shumti me kalimin e mundshëm te Juve.

Reprezentuesi i Spanjës ka qenë pikë kyçe e Pep Guardiolas këtë sezon kur Man City fitoi Premier Leaguen.

Lojtari megjithatë mund të jetë i hapur për një largim nga ‘Etihad Stadium’.