Avionë kinezë përsëri e kaluan vijën qendrore në ngushticën e Tajvanit
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës njoftoi sot se po fillon stërvitje të reja në det dhe në ajër në afërsi të Tajvanit.
Njoftimi vjen një ditë pas përfundimit të stërvitjes së madhe ushtarake duke përdorur municion në afërsi të Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit sot njoftoi se më shumë se 20 avionë luftarakë të ushtrisë kineze e kanë kaluar të ashtuquajturën vijë qendrore në ngushticën e Tajvanit.
Në stërvitjen ushtarake morën pjesë tetë avionë luftarakë Su-30, gjashtë avionë luftarakë J-11 dhe katër gjuajtës J-16, dy gjuajtës-bombardues JH-7 dhe një helikopter anti-nëndetëse Ka-28.
Komanda luftarake lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në rrjetin social Veibo publikoi se do të stërvit sulme kundër nëndetëseve dhe sulme në det. Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se Tajvani është pjesë e Kinës dhe se Kina realizon stërvitje ushtarake “në territorin e saj” në mënyrë të hapur, transparente dhe profesionale.

