“Avatar: The Way of Water” do të ketë premierën në fund të vitit 2022

“Avatar 2” duket se më në fund është afër realitetit.

Regjisori James Cameron rikthehet për të drejtuar vazhdimin e shumëpritur të hitit të vitit 2009, të titulluar zyrtarisht “Avatar: The Way of Water”.

Disney ka zbuluar pamjet e reja të filmit në CinemaCon në Caesars Palace në Las Vegas të mërkurën.

“Avatar”

“Avatar: The Way of Water” do të ndjekë familjen Sully teksa ata luftojnë për të qëndruar gjallë.

‘Trailer’- i i parë i filmit do të debutojë në kinema përpara “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” të Marvel, më 6 maj.

Në vazhdim do të luajnë Sam Worthington, Zoe Saldana, Giovanni Ribisi, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Kate Winslet, Vin Diesel, Michelle Yeoh, Edie Falco, Cliff Curtis dhe Jemaine Clement.

“Avatar: The Way of Water”, i pari nga katër vazhdimet e planifikuara, raportohet se do të dalë më 16 dhjetor. Tre vazhdimet e tjera vijnë në kinema çdo dy vjet, në 2024, 2026 dhe 2028.

Kujtojmë që në vitin 2009, “Avatar” bëri histori duke u bërë filmi i parë që kapërceu shifrën prej 2.8 miliardë dollarësh në arkat ndërkombëtare.