Autoritetet lokale njoftojnë se janë vrarë 53 civilë në qytetin Chernihiv, publikohen pamjet rrëqethëse

Guvernatori rajonal në Chernihiv, ka konfirmuar se 53 civilë janë vrarë në sulmet e djeshme ruse në këtë qytet ukrainas.

Më herët ishte raportuar se trupat e pajetë të tre fëmijëve, janë gjetur brenda një ndërtesë të bombarduar në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Dhjetë civilë tjerë u qëlluan për vdekje nga forcat ruse derisa po prisnin në radhë për bukë, ka njoftuar ambasada amerikane në Kiev.

Madje janë publikuar pamjet rrëqethëse të kufomave nga ky sulm. Ky qytet në veri të Ukrainës është i rrethuar nga forcat ruse që nga 25 shkurti.

Njihet nëpër botë për tempujt e shenjtë të krishterëve, por që nga pushtimi rus ishte cak i vazhdueshëm i sulmeve ajrore.