Autobusi bie në humnerë, 25 dasmorë të vdekur 

Të paktën 25 dasmorë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Indinë Veriore.

Automjeti po udhëtonte përgjatë një autostrade malore në shtetin Uttarakhand kur humbi drejtimin dhe u rrëzua në një humnerë rreth 500 metra të thellë.

Në bord ndodheshin 45 persona. Pavarësisht kushteve të terrenit, 20 persona arritën të mbijetonin, sipas asaj që bënë të ditur autoritetet policore në vend për AFP.