Australianët sot dalin në zgjedhje, laburistët opozitarë në epërsi
Australianët sot e zgjedhin përbërjen e re të parlamentit dhe këto zgjedhje mund t’i rikthejnë në pushtet laburistët opozitarë pas nëntë vitesh sundim konservator. Të dhënat e fundit thonë se gara zgjedhore do të jetë e ngushtë.
Vend votimet janë hapur nga ora 08:00 sipas kohës lokale, ndërsa do të mbyllen në ora 18:00.
Të drejtë vote kanë rreth 17.2 milionë shtetas të cilët duhet të zgjedhin 151 deputetë në Dhomën përfaqësuese me mandat tre vjeçar.
Sot do të zgjidhen 76 përfaqësues në Senat, mandati i të cilit zgjat gjashtë vjet.
Partia ose koalicioni që merr më shumë vota merr automatikisht të drejtën për të formuar një qeveri.
Lideri i laburistëve të opozitës, Entoni Albanes, i cili ka pak epërsi në sondazhe si kryeministër, u bëri thirrje votuesve t’i “i japin atij një shans”.
Kryeministri aktual, konservatori Skot Morison, i cili në pushtet është nga viti 2018 dhe kandidohet për mandat të ri, ditët e fundit duket se ka ulur avantazhin e Partisë Laburiste.
Dy sondazhet e fundit të publikuara para zgjedhjeve, të enjten dhe të premten, i japin laburistëve një avantazh prej gjashtë për qind.

