Atentat ndaj vice guvernatores së Bankës Qendrore të Mianmarit

Zëvendës guvernatorja e Bankës qendrore të Mjanmarit, Tan Tan Shve, sot është qëlluar me armë zjarri në pragun e shtëpisë së saj, ndërkaq ekzistojnë informata kundërthënëse për atë nëse e ka mbijetuar sulmin, kumtuan mediumet perëndimore.

Tan Tan Shve u qëllua nga dy burra pasi që e hapi derën e banesës së saj në Jangon, qyteti më i madh në vend, konfirmoi një përfaqësues lokal.

Ai theksoi se zëvendës guvernatorja është dërguar në spitalin ushtarak ku është konstatuar vdekja e saj, por në raportin e Radios Azia e Lirë, mbështetur nga Qeveria amerikane, ceket deklarata e zëdhënësit ushtarak se ajo është e hospitalizuar me lëndime serioze.

Tani për tani  nuk dihet identiteti i sulmuesve të armatosur, të cilët ikën nga vendi i incidentit.

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesë drejtuar mediumeve konfirmoi se funksionarja 55-vjeçare ishte sulmuar.

Tan Tan Shve ishte emëruar zëvendës guvernatore disa ditë pasi që armata në Mjanmar e mori pushtetin më 1 shkurt 2021.