Aston Martin Vanquish i ri do të prezantohet më 2 shtator
Aston Martin do të zbulojë Vanquish-in e ri, të kompletuar me një V12 vrullshëm, më 2 shtator.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetura e saj e gjeneratës së ardhshme GT është konfirmuar se ka 824 kuaj fuqi dhe 738 lb ft çift rrotullues.
Këto shifra janë dukshëm më të larta edhe se edicioni i fundit Ultimate i DBS dhe do ta bëjnë Vanquish një nga Aston-et më të fuqishme të prodhimit deri më tani, të tejkaluar vetëm nga Victor dhe Valkyrie.
Rritja e fuqisë thuhet se vjen falë një programi të gjerë rizhvillimi për V12 të Aston-it me dy turbocharge.
Aston tha se motori i ri “do të arrijë performancë dhe efikasitet të paprecedentë”, duke lënë të kuptohet se do ta bëjë Vanquish dukshëm më të shpejtë se DBS.