Askush nga VMRO-DPMNE nuk do të mer pjesë në festimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 12 gusht – Askush nga VMRO-DPMNE nuk e ka ndërmend të shkojë për të festuar 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Sipas tyre, marrëveshja në vend se të jetë një agjendë shtetërore, është shndërruar në promovim politik partiak, informon Zhurnal.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse të gjithë me të vërtetë do të përkujdeseshin për marrëveshjen e Ohrit, atëherë paratë e festimit do të ridedikoheshin për rikonstruim të shkollave në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, apo për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në Tetovë.

“Gjithsesi, më mirë do të shfrytëzoheshin për servisim të kanaderëve për shuarrjen e zjarreve. Në vend të kësaj, koalicioni në pushtet dha përparësi për krimin, në vend bashkëjetesës. Kërcënimi më i madh për marrëveshjen e Ohrit është pikërisht qeveria e cila e përçanë popullin mes atyre që janë me ta, dhe atyre që nuk janë me ta”, potencojnë nga VMRO.

Partia kërkon që qeveria të përgjigjet nëse festimi i marrëveshjes dhe shtyerja e masave përshkak festimit nuk dëshmon për politizimin e procesit dhe njëherit përkujdesin e rrejshëm për shëndetin e qytetarëve.

“VMRO-DPMNE, e as kryetari Mickoski nuk do të marin pjesë në një festim të tillë. Nuk ka nevojë për paradë partiake parazgjedhore në kushte të rënda ekonomike dhe krizë shëndetësore, marrëveshja e Ohrit është një gjë që ka përfunduar. Paratë mund të shfrytëzoheshin për qëllime tjera”, thonë nga partia.//Zhurnal.mk