ASHMAA: Ofendimet ndaj gazetarëve në protestë, sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediumeve3

Shkup, 17 gusht – Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) ka dërguar reagim të drejtpërdrejtë lidhur me protestën e së dielës, të nxitur nga masat e reja kundër koronavirusit.

ASHMAA i dënoi ofendimet dhe porositë vulgare, të cilat janë dërguar drejt gazetarëve në protestën dhe potencoi se sjellja e tillë është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediumeve dhe të drejtës së opinionit që të jetë i informuar.

“I dënojmë të gjitha format e ofendimeve verbale ndaj gazetarëve dhe apelojmë që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarëve, si dhje dinjiteti personal i profesionistëve mediatikë. Potencojmë se sigurimi i kushteve për punë të papenguar të punëtorëve mediatikë është parakusht i domosdoshëm për lirinë e informimit”, njofton ASHMAA.