ASH kritikon MASH për munges të librave, MASH premton zgjidhje

Shkup, 14 tetor – Aleanca për Shqiptarët me një aksion simbolik me hedhje të çantave para ministrisë së arsimit, kritikuan Ministria e Arsimit për mungesën e librave shkollorë.

Në mungesë të teksteve shkollore, me çanta të boshatisura po u jepet hapësirë nxënësve të mbajnë mjete të palejuara si thika, lëndë narkotike e shumë gjësende tjera thonë nga ASH.

“Që nga fillimi i këtij viti shkollor pothuajse në të gjitha shkollat nxënësit ballafaqohen me mungesë të teksteve shkollore me libra me përkthime gabimisht, me libra gjysmakë të cilave ju mungojnë shumë fleta ndërsa mësuesit dhe arsimtarët ballafaqohen me endje nga një fotokopje në tjetrën ndërsa nxënsit detyrohen që në cantat e tyre të mbajnë libra të fotokopjuar në peshë më të madhe se sa që lejon ligji. Ministrit për Arsim dhe Shkencë i bëjmë thirje që të kryejë detyrën e tij të punojë me nder ose të lirojë vendin dhe në këtë vend të vijë dikush që di dhe ka vullnet të zgjidhë këtë problem” – tha Arben Zeqiri nga ASH.

MASH, në mungesë të librave janë siguruar materiale

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se ky problem është i trashëguar, ndërsa si ministri deri në arritjen e librave kanë marrë të gjitha hapat për sigurimin e materialeve.

Në shkollat ku nuk ka materiale është faj i shkollave të cilat nuk kanë dorëzuar të dhëna në kohë.

“Ka institucione të cilët nuk kanë dorëzuar të dhënat elektronike të sakta deri në ministri në kohë dhe që nuk është në faj të ministrisë që ka mungesë por ato mungesa janë me numër të caktuar në shkolla të caktuara, por jemi përgjigjur edhe kërkesës kun a ka ardhur ankesa dhe kemi dorëzuar përsëri materiale për procesin arsimor. Për pjesën tjetër për shkollat e mesme un po punoj vazhdimisht por cdo gjë është mbrenda kornizave buxhetore të cilat I ka ministria. Do të vazhdojmë të punojmë vazhdimisht që në periudhën e ardhshme të mos kemi probleme të tilla” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Sipas ministrit në fund të muajit tetor apo në fillim të nëntorit pritet që librat të jenë gati. Shaqiri shton së po përgatiten libra të reja për 30 % të programit mësimor për arsimin fillor. Gjithashtu ministri thotë se këshilli nacional për arsim po punon edhe në zgjidhjet ligjore për problemet të cilat paraqitën tek procedurat administrative për sigurimin e librave.