Asambleja e Përgjithshme e KB-së e pezulloi Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Nëntëdhjetë e tre vende  sot votuan për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të KB-së për shkak të krimeve në periferi të Kievit Buça dhe vende të tjera në Ukrainë.

I vetmi anëtar tjetër aktual i Këshillit për të Drejtat e Njeriut anëtarësimi i të cilit u pezullua ishte Libia në vitin 201, kur forcat lojale të Moamer Gadafit i shpërndanë dhunshëm protestuesit antiqeveritarë.

Njëzet e katër vende votuan kundër pezullimit të saj nga Këshill, derisa 58 kombe abstenuan. Nevojitej një shumicë e dy të tretave.  Të abstenuarit nuk u numëruan.