Asamble vjetore e ASHAM-it
Shkup, 23 shkurt – Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot do të mbajë Asamble të rregullt vjetore e cila do të jetë e hapur me ekspoze të kryetarit të ASHAM-it, akademiku Lupço Kovarev për Akademinë në vitin 2021 dhe sfidat në këtë vit.
Në rend dite janë Propozim raporti për punën e ASHAM-it në vitin 2021 dhe Propozim programi për punën në vitin 2022 të parashtruara nga Kryesia e Akademisë.
Asambleja e rregullt vjetore do të vazhdojë me fjalim të sekretarit të ASHAM-it, Izet Zeqiri, për planet financiare të ASHAM-it për viti 2022.
Asambleja do të mbahet me fillim në ora 12 në Sallën solemne të ASHAM-it në harmonizim me rekomandimet dhe masat për parandalim të koronavirusit.