As 45 mijë denarë nuk mjaftojnë që të rinjtë të aplikojnë për regjistrues të popullsisë

Shkup, 19 gusht – Regjistrimi është dakorduar, ai do të zbatohet muajin e ardhshëm, por problemi më i madh është se nuk ka mjaftueshëm regjistrues. Problemi i dytë është se protokolet e reja të Qeverisë e vënë në dyshim dhe në paqartësi zbatimin e këtij operacioni statistikor. Pyetja kryesore është nëse regjistruesit duhet të jenë patjetër të vaksinuar, transmeton Zhurnal.

Për momentin mungojnë rreth 650 regjistrues, e kështu Enti Shtetëror për Statistika për herë të tretë për një javë e ka vazhduar afatin për aplikim. As honoraret e larta, të cilat arrijnë deri në 45 mijë denarë, nuk janë motiv i mjaftueshëm që të rinjtë të paraqiten për regjistrues.

Derisa ESHS kërkon regjistrues, sot dhe nesër od të fillojë testimi i atyre që janë paraqitur, testime këto të organizuara nga komisionet regjistruese.

Por, edhe përskaj gjendjes të tillë, kryeministri Zoran Zaev konfirmon se regjistrim do të ketë.

“Regjistrimi është dakorduar, me kërkesë të pjesmarësit serioz në shoqërinë tonë, e ajo është partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Toleranca është mirësi e partive politike, në krye me LSDM-në, që e pranuam këtë dhe menjëherë e shtymë regjistrimin që të mbahet më 5 shtator”, deklaroi kryeministri Zaev.

Regjistruesit për 25 ditë anketim do të mund të marin nga 25 mijë deri në 45 mijë denarë, por prap se prap nuk ka shumë interes tek qytetarët. Kompetentët apelojnë qytetarët të paraqiten si regjistrues, veçanërisht në rajonet ku ka shumë deficit.

Deficit më të madh ka në Shkup, në rajonin e Strumicës dhe në vendbanimet ku ka banorë të etnitetit shqiptar.//Zhurnal.mk