Arteta i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Evropës: Tani na presin 11 finale në kampionat
Arsenali është eliminuar nga garat evropiane, pasi në 1/8 e finales në Ligën e Evropës u mposht nga Sporting Lisbona.
Ndeshja e parë në Portugali u mbyll 2-2, derisa në Londër mbaroi 1-1 dhe penalltitë vendosën që portugezët të kalonin tutje pas një fitore 4-5.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Arsenalin e shënoi mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, teksa penalltinë vendimtare e humbi talenti Gabriel Martinelli.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ishte shumë i zhgënjyer për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në rrugëtimin në Ligën e Evropës në 1/8 e finales.

