Arteta e pranon hapur: Futbollistët ndonjëherë i duan fitoret e shëmtuara

Arsenali mposhti Tottenhamin me rezultat 1-0 në derbin e Londrës veriore të dielën në mesditë.

Një gol me kokë nga mbrojtësi brazilian Gabriel ishte vendimtar për t’i dhënë tre pikët Arsenalit në këtë përballje.

Topçinjtë janë kritikuar se nuk kanë luajtur mirë në këtë takim dhe gjatë gjithë kohës janë mbrojtur duke shfaqur futboll defensivë.

E për këtë ka një përgjigje nga trajneri Arteta, duke thënë se futbollistët e tij i duan fitoret e shëmtuara.

“Nuk kishte asnjë justifikim, nuk kishte qarë”, tha spanjolli pas ndeshjes teksa foli për skuadrën e varfëruar të Topçinjve.

“Lojtarët kanë lëkurë të trashë. Ata e duan lojën. Ndonjëherë për të fituar duhet të bësh gjëra të shëmtuara dhe ata duan ta bëjnë këtë”.

“Më pëlqeu, sepse ditë pas dite lojtarët janë gjithnjë e më të uritur”, deklaroi trajner spanjoll Mikel Arteta.