Arta Elezaj me veshje dhe stoli në vlerë mbi 147 mijë euro në paraqitjen nga Dubai
Bukuroshja Arta Elezaj është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shpesh me paraqitje provokuese të cilat ngacmojnë imagjinatën e fansave.
Javë më parë, bukuroshja me prejardhje nga Klina kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar gjatë pushimeve të fillim vitit në Dubai.
Ajo dukej mjaft elegante e veshur me një këmishë të zezë me material sateni, të kombinuar me një palë xhinse të shkurtra.
Këtë dukje, Elezaj e kishte kombinuar me një numër të madh bizhuterish, të cilat kapin shifra të larta çmimesh.
Faqja “Shqip Cloced” në Instagram ka deshifruar shifrat përkatëse të secilës veshje he stoli të bukuroshes, të cilat në totalin kapin shifrën e mbi 147 mijë eurove.
Bluza e saj e markës “Alexander Wang” kushton rreth 725 euro, ndërsa xhinset nga e njëjta markës kushtojnë plot 380 euro.
Reçipetat “Prada” kapin shifrën e afro 480 eurove, ndërkohë që ora e saj e markës “Audemars Piguet” kushton plot 48 mijë e 100 euro.
Ish-aktorja e “O Sa Mirë” mbante gjithashtu në dorë plot tri byzylykë të markës “Cartier” me ngjyra të ndryshme, të cilët kushtojnë përkatësisht 6,800, 43,888 dhe 46,900 euro – varësisht nga numri i gurëve të çmuar.
Bukuroshja Elezaj përndryshe është komentuar shpesh nga mediat dhe ndjekësit për dukjet e saj atraktive dhe jetën luksoze që bën.