Arsovski: Qyteti i Shkupit dhe komunat ta rishikojnë rolin e tyre në krizën energjetike

Shkup, 9 shkurt – Qyteti i Shkupit dhe komunat duhet ta rishikojnë rolin e tyre në krizën energjetike. Qeveria do t’i shqyrtojë kërkesat, por në një krizë ekonomike dhe energjetike çdo institucion duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Kjo dëshmon për qasje serioze dhe kujdes ndaj qytetarëve, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse qeveria do t’i ndihmojë komunat dhe Qytetin e Shkupit për faturat e rrymës dhe ngrohjes.

“Qytetit të Shkupit dhe komunave iu është ofruar diferenca nga çmimi aktual në atë real për ngrohje qendrore të mbulohet nga buxheti në shumë prej 80 për qind, ndërsa me 20 për qind të marrin pjesë vetë, gjë që nuk ishte e pranueshme, tha Arsovski në konferencën e rregullt për shtyp.

Fokusi i qeverisë në krizën energjetike, tha ai, është të ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët e vegjël.

“Obligimi ynë është të parandalojmë goditjen e çmimeve dhe kjo u bë – qytetarët janë të mbrojtur nga faturat tepër të larta të energjisë elektrike. Gjithashtu, qeveria përmes një sërë masash siguroi siguri dhe stabilitet në furnizimin me ngrohje në kryeqytet, me mbulim të plotë nga buxheti i shtetit, shtoi zëdhënësi.