Arsovski: Qeveria është duke punuar në zgjidhje që do të jetë në interes të të gjithëve

Shkup, 23 shkurt – Qeveria me të gjithë kapacitetin e vet është drejtuar nga zgjidhja e çështjeve të hapura me Republikën e Bullgarisë, Grupet e punës në dy shtetet punojnë sipas planit të përcaktuar dhe kjo është mënyra përmes përkushtimit të plotë të ruhet dinamika në proces, kumtoi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Qëndrimi i Qeverisë, siç potencoi, është i qartë dhe më shumë herë është shprehur se atëherë kur të arrihen vendimet e pranueshme për të dyja palët do të prezentohen para institucioneve kompetente.

“Në të njëjtën kohë pozitat tona janë të pastra si kristali dhe nuk ka lëshime prej kësaj. Nuk do të negociohet dhe nuk negociohet për gjuhën dhe identitetin. Këto pozita bashkërisht i konfirmuan të gjitha partitë politike në Kuvend. Qytetarët duhet të jenë të bindur se Qeveria është duke punuar në zgjidhje e cila do të jetë në interes të të gjithëve. Fuqimisht besojmë se dialogu i sinqertë është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për sukses dhe demonstrimin e vlerave evropiane në rajon”, porositi Arsovski.