Arsovski dhe Selmani: Rruga drejt BE-së, përmes koncensusit politik

Shkup, 27 maj – Në vigjilje të fillimit të procesit për ndryshimet Kushtetuese, nevojitet që liderët politikë këtë verë ta shfrytëzojnë për ti harmonizuar qëndrimet dhe për ti dakorduar të njejtat që më pas të jenë në frymën e konsensusit të gjerë politik.

Kështu për TVM2 vlerësojnë analisti politik Petar Arsovski dhe profesori universitar Bashkim Selmani.  

Rrugëtimi i vendit drejt Europës nuk duhet të jetë vetëm deklarativ, ndaras dhe me përçarje, por përmes unifikimit dhe mbështetjes së gjërë politike, e cila ndoshta, ndonjëherë, do të nënkuptojë edhe vendime të vështira politike për parititë, por shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane për qytetarët. Arsovski dhe Selmani u bëjnë thirrje liderëve që të “kthjellen” dhe të punojnë për të arritur këtë qëndrim të unifikuar për procesin euro-integrues. 

“Eshtë më se nevojshme që të arrihet një koncensus i gjërë politik sa i përket procesit euro-integrues të vendit dhe reformat të cilat do të vijnë përmes formës së negociatave mes RMV-së dhe BE-së, sepse pa pasur këtë koncensus, negociatat nuk do të mund të përmbyllen me sukses. Mandati i secilës qeveri është katër vjet, ndërsa negociatat me BE do të zgjasin së paku dhjet vite. Kështu që dy përbërje të ndryshme qeveritare apo ndoshta edhe më shumë do të nevojien për ti zbatuar reformat të cilat do të janë te nevojshme për ti përmbushur deri në fund të procesit tonë euro-integrues. Kështu që jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por koncensus të tillë politik do të nevojiet edhe gjatë negociatave, ku para nesh do të ketë qindra ligje të cilat do të duhet miratuar me 80 vota, andaj themë se  do të duhet patjetër të arrihet një koncensus nacional politik”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.

“Edhe sikur të ndodhin ndryshimet kushtetuese koncensusi nacional do të jetë i mirëseardhur për cilësinë e jetesës së qytetarëve. Edhe pas ndryshimeve kushtetuese detyrimisht pjesa bazë e aderimit të BE-së është edhe qendrimi evropian i partive politike që funksionojnë në RMV dhe pa një unifikim dhe strategji të përbashkët edhe detyrimet që do të dalin pas ndryshimet kushtetuese nuk do të arrihet tek synimi i qytetarëve për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme”, theksoi profesori universitar Bashkim Selmani.

Edhe pse për momentin kjo gjë duket e vështirë dhe si e paarritshme për shkak të pozicioneve të ndryshme të pozitës dhe opozitës maqedonase, Arsovski dhe Selmani janë optimistë, se liderët politik me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të arrijnë të unifkojnë qëndrimet, të cilat do të nënkuptojnë tejkalimin e interesave të tyre partiake, për të mirën dhe të ardhmen evropiane të këtij vendi.

“Mendoj se faktori ndërkombëtar luan rol kyç sepse do të duhet ti detyrojë liderët politik që ti hapin pozicionet e tyre ku bashkërisht do të gjejnë tras te përbashkët politike për periudhën e ardhshme. A do të nënkuptoj kjo trasë koalicioni të  gjërë politik, koncensus të përbashkët nacional apo takime të rregullta liderësh, nuk është me rëndësi, por me rëndësi do të jetë që të ketë dialog politik, sepse përderisa kemi situata që atë që është e pranueshme për njërën parti, e për tjetrën tërësisht e pa pranueshme, ne do të jemi të bllokuar në rrugëtimin tonë evropian”, u shpreh Arsovski.

“Unë shpresojë që  VMRO-DPMNE aktualisht është ajo e cila ka qendrime jashtëzakonisht agresive dhe të kundërta me BE-në  dhe e cila ka fuqi tek votuesit dhe kjo nënkupton që mund të jep një drejtim ndryshe, pra atë që nuk  duan qytetarët”, theksoi Selmani.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe hapjen e klasterëve dhe kapitujve, vendi me automatizëm do të ketë qasje më të mëdha deri tek fondet evropiane, të cilat janë shumë më të mëdha se sa fondet aktuale që parashihen nga fondet paraqasese të BE-së të cilat aktualisht i shfrytëzon RMV nga BE.