Arsenali kërkon nga Barcelona të dijë çmimin e Depayt

Klubi anglez, Arsenali është në bisedime me Barcelonën për sulmuesin Memphis Depay, ndërsa ka kërkuar ta dijë çmimin e tij.

Topçinjtë janë lidhur me sulmuesin holandezin në javët e fundit, pasi Depay pritet të largohet nga Camp Nou gjatë verës.

Sipas mediumit spanjoll ABC, Arsenali i është drejtuar Barçës këtë javë për të diskutuar një tarifë për Depayn.

Depay u bashkua me Barçën verën e kaluar nga Olympique Lyon dhe nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Megjithatë, ai pritet të largohet nga Barcelona këtë verë pasi ka dështuar ta bind trajnerin Xavi Hernandez, i cili beson më shumë tek sulmuesit tjerë.

Qasja fillestare e Arsenalit përfshinte kërkesën nga Barça që të tregonte çmimin fillestar për Depay.