Arsenali ka gati kontratën e re me Saka

Bukayo Saka është shumë afër rinovimit me Arsenalin, skuadër ku po bën edhe paraqitje fantastike këtë sezon.

Sipas “Daily Mail” raportohet se klubi londinez tashmë ka gati rinovimin për talentin e skuadrës.

Nëse palët bien dakord për vazhdim të kontratës, Saka besohet se do të mbetet i lidhur me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2027.

Kontrata aktuale e lojtarit anglez me klubin nga “Emirates” skadon më 30 qershor 2024. Saka është produkt i klubit të Arsenalit, teksa me skuadrën e parë kishte debutuar në vitin 2019.

Në total, Bukayo Saka ka regjistruar deri më tani 140 paraqitje me fanellën e skuadrës londineze. Ai ka shënuar 24 gol dhe ka shtuar 33 asistime.

Këtë sezon ai ka katër asistime dhe një gol në tetë ndeshje.