Arrinë ekip i madh i zjarrfikësve nga Austria për të ndihmuar me zjarret
Shkup, 6 gusht – Nga Drejtoria për Mbrojthe dhe Shpëtim, informojnë se në orët e hershme të mëngjesit ka arritur grupa e parë e ndihmës nga Austria me ekipet për mbrojtje nga zjarri, e përbërë nga 60 zjarrfikës dhe 20 automjete, derisa grupa e dytë pritet të arrijë gjatë ditës, informon Zhurnal.
Numri i përgjithshëm i kolonës është i përbërë nga 136 persona, 16 automjete, 24 kamionë, 1 autoambulancë, 2 ATV dhe 9 rimorkio.
Kolona u prit nga përfaqësues të Drejtoris për mbrojtje dhe shpëtim në vendkalimin kufitar Tabanoc, dhe është dërguar në një nga vendet më kritike të përfshira nga zjarri, në pjesën lindore të vendit.
Deri tani në vendin tonë si ndihmë kanë arritur edhe ekipe nga Serbia, Sllovenia e Bullgaria.//Zhurnal.mk