ARRESTOHET NJË I MITUR në Shkup/ Dërgoi kërcënime me bomba në katër shkolla
Shkup, 5 dhjetor – Sot, sektori për luftë kundër terrorizmit, pranë repartit për shkatërrim të krimit të organizuar, deri te Prokuroria Publike ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri nga Shkupi, përshkak veprës së kryer “terrorizëm”, e dënueshme sipas nenit 394-b paragrafi 2 nga Kodi Penal, informon Zhurnal.
Djaloshi (nën 18 vjeç) i inspiruar nga denoncimet e mëhershme për bomba të vendosura nëpër shkollat e Shkupit, në periudhën nga 26.10.2022 deri më 2.11.2022 në rrjetet sociale ka vërejtur se mesazhet janë dërguar përmes provajderëve konkretë, që ofron kriptimin dhe mbrojtjen e komunikimeve, me çka më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, duke u futur në rrjetin internet të një operatori telekomunikues, ka krijuar adresë elektronike në provajderin konkret, e përmes së cilës ka dërguar mesazh kërcënues për eksplozive të vendosura në katër shkolla të mesme.
Të njejtën ditë, duke përdorur aplikacion të veçantë, përmes telefonit të tij është lidhur me kompjuterin e tij personal dhe në ora 14:09, nga adresa e krijuar elektronike në email adresat e katër shkollave në Shkup, ka dërguar mesazhe kërcënuese.
Në të njejtat shkolla janë bërë kontrolle por nuk janë gjetur mjete eksplozive.
Me qëllim mbledhjen e dëshmive, nga sektori për luftë kundër terrorizmit, në bashkëpunim me sektorin për krim kompjuterik dhe forzenzikë digjitale dhe sektorin për polici ndërkombëtare, janë ndërmarë masa me çka është konfirmuar se adresa elektronike e personit është krijuar më 4 nëntor në ora 11:17 nga IP adresa, për të cilën është mësuar se është në pronë të D.K.Ç (43 vjeçe), e ëma e djaloshit të denoncuar, informon Zhurnal.
Në bazë të urdhërit të gjykatësit, më daëtn 7 nëntor është kryer bastisje në shtëpinë e personit D.K.Ç me çka janë konfiskuar kompjuterë, celularë dhe një sim kartelë të cilët i ka përdorur djaloshi. Gjithashtu janë kontrolluar pajisjet elektronike, me çka është vërtetuaar se më 4.11 përmes një surfuesi në internet është arritur deri te servisi provajder konkret, dhe është kryer ekspertizë në materialin elektronik, me çka është konfirmuarse i mituri ka paguar për blerjen e pakos nga provajderi për përdorimin e postës elektronike.
Është realizuar bisedë me të miturin, në prani të familjes dhe inspektorit për të mitur, me çka i mituri e ka pranuar veprën dhe ka spjeguar si e ka realizuar.//Zhurnal.mk

