Arrestohet 63 vjeçari nga Tetova, kërcënoi policinë me bomba
Tetovë, 28 dhejtor – Sektori për luftë kundër terrorizmit, dje ka ngritur kallëzim penal kundër 63 vjeçarit S.Gj nga Tetova përshkak dysimeve për vepër penale “terrorizëm” e dënueshme sipas nenit 394-6 paragrafi 2 nga kodi penal, informon Zhurnal.
Ai më 17 dhjetor nga celulari i tij, rrejshëm është paraqitur në SPB Dellçevë, me çka ka denoncuar se në disa lokacione në qytet ka vendosur bomba.
Zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në objektet e denoncuara por nuk është gjetur asgjë.
Pas aktiviteteve të ndërmara, më 22 dhjetor, S.GJ është arrestuar në SPB Tetovë dhe me të është realizuar bisedë informative dhe të njejtit i është konfiskuar celulari dhe dy SIM kartela./Zhurnal.mk

