Arrestohet 56 vjeçari kosovar në kufirin e Bllacës, i dha ryshfet një polici

Shkup, 7 qershor – Sot në vendkalimin kufitar në Bllace, është arrestuar një shtetas kosovar pasi ka tentuar t’u japë ryshfet nëpunësve policorë, informon Zhurnal.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova me iniciale S.J (56 vjeç). Ai drejtonte një furgon Volkswagen me targa kosovare, ndërsa gjatë kontrollimit të veturës, tek ai është gjetur një sasi e madhe të robave të cilën po e transportonte, ndërsa për të njejtën nuk posedonte asnjë dokument. Më pas, i njejti i kishte vendosur një shumë të hollash policit gjatë dorëzimit të pasaportës.

Pas këtij veprimi, S.J është arrestuar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk