Arrestohen dy kontrabandistë të emigrantëve nga Manastiri
Shkup, 26 qershor – Në rrugën magjistrale Gjevgjeli-Demir Hisar, pas pjesës Marvinci në drejtim të fshatit Udovë, dje, nëpunësit policorë nga Stacioni policor “Bogorodicë” i privuan nga liria B.A: (500 dhe A.D. (47), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale kontrabandë me emigrantë.
Siç kumtuan nga MPB-ja, gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin transportues “citroen xhamper” me targa të Prilepit, të drejtuar nga B,A, në të cilin bashkudhëtar ishte A.D. janë gjetur 24 emigrantë, 12 nga Pakistani, nga pesë nga Siria dhe India dhe dy nga Afganistani.
Në koordinim me PTHP-në për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, emigrantët janë akomoduar në Qendrën e pranimit “Vinojug” Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër dy personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.

