Arrestime në Japoni për korrupsion lidhur me marrëveshje sponsorizimi të Lojërave olimpike

Ish anëtari i Këshillit drejtues të Lojërave olimpike të Tokios dhe tre persona nga kompania e veshjeve që ishte sponsor i Lojërave të vitit 2021 u arrestuan sot për marrje ryshfeti.

Sipas pohimeve të Prokurorisë, Harujuki Takahashi, ish-drejtor ekzekutiv i agjencisë së marketingut “Dentsu” paratë i ka marrë nga ish drejtori i “Aoki Holdings” dhe dy punonjësve të kompanisë.

Ka qenë befasi për një kompani që prodhon kostume biznesi të jetë sponsor i Ekipit olimpik japonez, derisa vendet e tjera u rikthyen drejt brendeve të njohura të modës për dizajnimin e veshjeve sportive.

Ryshfeti besohet të jetë i lidhur me një marrëveshje sponsorizimi për Lojërat olimpike. Edhe pse gjatë kohë flitet për korrupsion, arrestimet paraqesin një goditje të madhe për ambiciet olimpike të Japonisë, sepse Saporo është kandidat nikoqir për Lojërat olimpike dimërore në vitin 2030.

Nga kompania “Aoki” deklaruan se ende po hulumtojnë gjithë rastin dhe se nuk kanë koment. Nuk ka pasur asnjë reagim edhe nga Komiteti olimpik i Japonisë.

Siç njoftojnë mediat japoneze, Takahashi ka mohuar veprat penale, duke theksuar se është paguar për shërbime konsulente.

Tokio ka qenë nikoqir i Lojërave olimpike vitin e kaluar.

Për organizimin e Lojërave olimpike janë shpenzuar 13 miliardë dollarë, kryesisht para publike e cila paraqet dyfishin e vlerës fillestare.