Ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit

Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bayernit dhe Manchester Cityt, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis.