Arbër Çepani zbulon historinë e dashurisë me ish-missin
Arbër Çepani, fituesi i Big Brother 1 dhe sipërmarrës i fushës së bareve, ka vendosur të zbulojë historinë e tij të dashurisë.
Ai e ka bërë këtë në ditëlindjen e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, teksa i kishte organizuar një super festë në jug. Vajza në fjalë është Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj.
Përmes fotos që i uron ditëlindjen, Arbri i ka prezantuar gjithë botës dashurinë e tij.



