Arago Jamal pasi u largua nga Drita, tani zyrtarizohet te klubi azer Sabail FC

Ish-mbrojtësi i Dritës së Gjilanit, Arago Jamal është zyrtarizuar te skuadra azere, Sabail FC.

Jamal ditë më parë u nda me Dritën për t’u transferuar në skuadrën elitare të Azerbajxhanit.

Ganezi ende nuk ka zbarkuar në Azerbajxhan, ndërsa klubi momente më parë e ka bërë zyrtare lajmin.

https://www.facebook.com/SabailFC/posts/2983371998577714

27-vjeçari ishte ndër më të mirët për gjilanasit në garat evropiane këtë edicion, derisa falë paraqitjeve mbresëlënëse ra në sy të klubit azer.

https://www.facebook.com/SabailFC/posts/2983413108573603

Ndryshe, Jamal kishte kaluar shumë kohë në futbollin kosovar, ngase para Dritës, ai ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Gjilanin.