Aplikacioni RedNote njeh ngjitje të vrullëshme

Teksa ndalimi i mundshëm i TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara po afron, një aplikacion i mediave sociale i quajtur RedNote u ngjit të hënën në pozicionin kryesor, si në Apple App Store ashtu edhe në Google Play Store.

RedNote, i njohur si Xiaohongshu në Kinë, pa një rritje të papritur të popullaritetit tek përdoruesit amerikanë, pas përballjes së TikTok-ut me një ndalim të mundshëm më 19 janar 2025.

E themeluar në vitin 2013, RedNote fillimisht u përqendrua në këshillat e blerjeve jashtë vendit, por që atëherë ka evoluar në një platformë gjithëpërfshirëse të stilit të jetesës. Aplikacioni u lejon përdoruesve të ndajnë komente mbi produktet, këshilla mbi stilin e jetesës dhe përvojat personale përmes teksteve, imazheve dhe videove të shkurtra.