Apeli e shfuqizoi aktgjykimin dhe e ktheu në rigjykim lëndën kundër Muhamed Zeqirit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shkup, 20 shtator – Gjykata e Apelit Shkup e shfuqizoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe lëndën e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

 Duke vepruar në lëndën penale KOKZH- 16/24, pas seancës së mbajtur publike më 5 qershor të këtij vit, më 6 shtator, gjykata e Apelit Shkup mori vendim me të cilin e ka marrë parasysh ankesën e të akuzuarit M.Z. nga S. dhe aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, sipas ankesës dhe sipas detyrës zyrtare, është shfuqizuar dhe lënda është kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

“Ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup, e deklaruar në lidhje me vendimin për konfiskim, e vlerësoi të pabazë në këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Gjatë rigjykimit, thuhet në vendimin për këtë lëndë të Apelit, është e nevojshme që gjykata e shkallës së parë t’i largojë shkeljet esenciale të konstatuara të dispozitave të procedurës penale nga neni 414 paragrafi 1 pika 11 të Ligjit të Procedurës Penale, në mënyrë që fillimisht të përcaktohen të gjitha faktet vendimtare në lëndën, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në zbatimin e drejtë të Kodit Penal, në vlerësimin e ekzistimit  të vepërs penale pa pazë dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit.

Gjykata Themelore Penale e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar e shpalli fajtor ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqirin dhe e dënoi me dy vjet e gjashtë muaj burg për lidhjen e dy kontratave për shërbime konsulente pa kryerjen e procedurës përkatëse për prokurim publik. Përveç dënimit me burg, Zeqiri, gjykata e ka urdhëruar që të kompensojë dëmin e shkaktuar në Buxhetin e shtetit në shumë prej 71. 338. 336 denarë.

Zeqiri është dënuar për veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, gjegjësisht sipas nenit 353 paragrafi 4 i Kodit Penal për të cilin me ndryshimet e fundit të Kodit parashikohet dënimi prej një deri në pesë vjet.